Rreth nesh


Vizioni, Misioni, Vlerat dhe Parimet tona

ORBICO SH.P.K.


Orbico është distributori kryesor për një numër të madh të markave të cilësisë së lartë të njohura globalisht duke filluar nga produktet e kujdesit të lëkurës dhe të bukurisë, produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, paisjeve teknike dhe elektrike, për produkte farmaceutike, lodra, tekstil, cigare, si dhe produkteve të vajrave motorike. Një gamë e tillë, e gjerë dhe të larmishme e markave dhe produkteve, kërkon fleksibilitet gjithnjë e më të lartë, përqasje positive ndaj ndryshimeve të vazhdueshëm, organizim fleksibël, investim në burime njerëzore dhe në zhvillimin e markës.

Qëllimi ynë është që të gjenerojmë rritje të qëndrueshme të biznesit dhe të krijojmë vlerë të shtuar për partnerët tanë dhe për markat në portofolin tonë. Klientët tanë janë të gjithë pjesëmarrës të rëndësishëm dhe të njohur të tregut, duke filluar nga zinxhirët e mëdhenj ndërkombëtarë, zinxhir dyqanesh në nivel lokal të shitjes me pakicë deri tek dyqanet e shitjes me shumicë, farmacitë, tregtarët e pavarur lokalë, sipërmarrësit B2B dhe kanalet e shitjes së specializuar. Prandaj, Orbico është një partner për tu zgjedhur, i cili përmbush më së miri nevojat e partnerëve tanë të biznesit me përzierje optimale te ofertës së produktit, shërbimeve, fleksibilitetit dhe ekspertizës vendase.

Me një ekip ekspertësh profesional të apasionuar ne ofrojmë zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për shitje, shërbime të logjistikës, marketingut dhe manaxhimit të markës në kuadër të portofolit tonë. Në biznesin dhe veprimet tona ne jemi të drejtuar nga Vizioni, Misioni, Parimet dhe Vlerat.

  • Të bëhemi OFRUES TË ZGJIDHJEVE në kategori të caktuara për partnerët tanë.

  • Të ndërtojmë partneritet me furnitorët dhe klientët tanë për të fituar konsumatorin.

Video

  • Njerëzit janë vlera jonë më e çmuar
  • Ne jemi të orientuar në plotësimin e dëshirave të konsumatorëve
  • Ne jemi shoqëri fleksibël e hapur ndaj ndryshimeve
  • Kosto efektive me orientim drejt rezultateve për shoqërinë
  • Fitim i qëndrueshëm dhe zhvillimi janë esenciale për suksesin tonë
  • Ne jemi shoqëri me përgjegjësi sociale

SHËRBIMET TONA


Orbico ofron zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të biznesit për shitje dhe distribucion, shërbime logjistike, marketingu dhe shërbime të manaxhimit të markës për një numër të madh të industrive të ndryshme dhe fusha biznesi të tilla si ato të konsumit të gjerë, produkte të kujdesit të lëkurës dhe të bukurisë, farmaceutike, lodra dhe produkte tekstili, pajisjeve teknike dhe elektrike, cigare, vajra motorrik dhe shumë më tepër.

Ne u ofrojmë shërbime të një cilësie të lartë furnitorëve dhe klientëve tanë, duke sjellë vlerë në bizneset e tyre, rritje dhe zhvillim.  Në ditët e sotme biznesi i Orbico shtrihet nga Baltiku deri ne Detin e Zi dhe operon në 20 Shtete, duke përdorur sinergjinë e funksioneve mbështetëse dhe eksperiencën në manaxhim, kombinuar me përqëndrim të lartë dhe prezencë të thelluar në treg, njohje dhe ekspertizë profesionale.

Klientët tanë janë të gjithë pjesëmarrës të rëndësishëm dhe të njohur të tregut, duke filluar nga zinxhirët e mëdhenj ndërkombëtarë, zinxhir dyqanesh në nivel lokal të shitjes me pakicë deri tek dyqanet e shitjes me shumicë, farmacitë, tregtarët e pavarur lokalë, sipërmarrësit B2B dhe kanalet e shitjes së specializuar.

Sot, Orbico bashkëpunon me më shumë se 170 furnitorë, manaxhon më shumë se 500 marka globale dhe locale dhe furnizon më tepër se 80000 klientë.

Dëshironi të jeni pjesë e familjes Orbico shpk?


Gjeni më shumë informacion mbi pozicionet e lira të punës dhe aplikoni, kështu do të mund të kuptojmë sa përshtatemi së bashku

Gjej më shumë info

Orbico Grup


Aktualisht jemi prezent në 20 shtete të ndryshme dhe rajone, duke i ofruar bashkëpunëtorëve tanë shërbime të distribucionit dhe logjistikës.

Nëse dëshironi të vizitoni website-in e shoqërisë Orbico në vendin tuaj, ju lutem përzgjidhni linkun nga lista e ofruar.