Ligjore


Lajmërim mbi privatësinë


Ky Lajmërim mbi privatësi (më tutje në tekst: Lajmërim) përshkruan mënyrën se si shoqëria tregtare Orbico ShpK me seli në Tirana, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 1, Albania, Godina me Nr.pasurie 164/82, Zona Kadastrale 2679, TIN: L01626012A (më tutje në tekst: "Orbico") përpunon të dhënat tuaja personale.

Ky Lajmërim është në pajtim me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të 27. Prillit 2016. mbi mbrojtjen e personave në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjes së lirë të dhënave të tilla dhe mbi vënies jashtë fuqisë të Direktivës 95/46/EC (Rregullorja e përgjithshme mbi ruajtjen e të dhënave) (më tutje në tekst: „GDPR“).

Që të kuptoni më mirë (ose të përkujtoheni) çka do të thotë përpunimi dhe të dhënat personale në kuptimin e GDPR-së, shikoni tabelën në vijim.

E dhënë personale
Të gjitha informatat të cilat kanë të bëjnë me personin fizik të identifikuar ose personin i cili mundet të identifikohet („i ekzaminuari”); Personi fizik i cili mund të identifikohet është ai person i cili mund të identifikohet, drejtpërsëdrejti ose jo drejtpërsëdrejti, veçanërisht duke u referuar në identifikator siç është emri, numri personal, të dhënat mbi lokacionin, identifikator i rrjetës ose në një ose më shumë tipareve specifike për fizikun, fiziologjikun, gjenetikun, mental, ekonomik, kulturor ose identitet shoqëror të këtij personit fizik.

Përpunimi i të dhënave personale
çdo operacion ose grup operacionesh të cilat kryhen në të dhënat personale ose në grupet e të dhënave personale, pavarësisht përdorimit të mjeteve të automatizuara ose jo, siç janë mbledhja, incizimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, marrja, konsultimet, përdorimi, zbulimi nga pala bartjes, shpërndarja ose në ndonjë mënyrë tjetër vënia në dispozicion, harmonizimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi.

1. Shtrirja 

Ky Lajmërim rregullon mënyrën e përgjithshme se si Orbico përpunon të dhënat personale. Në këtë kuptim Orbico është i ashtuquajtur udhëheqës i përpunimit të dhënave personale të cilët përpunohen. Gjithashtu, ky Lajmërim ka të bëjë me Orbico dhe nuk ka të bëjë me shërbimet të shoqërive tjera brenda grupit të cilit Orbico i përket, e as në shoqëritë të cilat drejtohen palët e treta.

Keni parasysh që për përpunimin e të dhënave personale në rastet e caktuara, për shembull gjatë blerjes së mallit tonë, zbatohen rregullat e veçanta mbi privatësinë mbi të cilat mund të qaseni në ueb faqen të caktuar.

2. Qëllimi dhe baza juridike për përpunimin  

Komunikimi administrativ
komunikimi me juve mbi shërbimet Orbico dhe çfarëdo pyetjeve të cilat mund të keni kur na kontaktoni, qoftë  me përdorimin e formularit për kontakt në këtë faqe ose në cilën do mënyrë tjetër të komunikimit (siç është profili ynë në platformat e llojllojshme të mediave shoqërore).
Qëllimi i përpunimit: Përgjigjet në pyetjet tuaja.
Personi juridik : Interesi legjitim i Orbicos të përgjigjet në pyetjen tuaj – GDPR artikulli 6. Par 1 (f).

Lojërat shpërblyese / konkurset shpërblyese
përpunojmë të dhënat personale të cilat na i jepni gjatë regjistrimit për këtë ngjarje. Nëse fitoni ndonjë prej shpërblimeve, jeni të ftuar në dhënie. Kjo ngjarje mund të incizohet dhe inçizimi të shpallet publikisht.
Qëllimi i përpunimit: Të lehtësohet pjesëmarrja në lojën shpërblyese / konkursit shpërblyes dhe të organizohet dhënia e shpërblimeve fituesve.
Personi juridik : Leja e juaj për pjesëmarrje në lojën shpërblyese /konkursit shpërblyes – artikulli 6. par. 1 (a) GDPR.

Cookies 
Orbico ruan vetëm cookies të cilët i keni përzgjedhur gjatë hapjes së kësaj ueb faqes. Më shumë për këto cookies mund të lexoni në lajmërimi mbi cookies.
Qëllimi i përpunimit: Ofrimin e ueb faqes, veglave analitike për përmirësimin e ueb faqes dhe përvojës së përdoruesve.
Personi juridik : Leja e juaj për pjesëmarrje në lojën shpërblyese /konkursit shpërblyes – artikulli 6. par. 1 (a) GDPR.

Във всеки случай Орбико не извършва автоматизирано вземане на решения въз основа на вашите лични данни, нито пък Орбико създава профили на субекти на данни за тази цел.

Sidoqoftë Orbico nuk zbaton prurjen automatike në bazë të dhënave Tuaja personale, e as Orbico për këtë qëllim krijon profilet e ekzaminuesve.

3. Bartja dhe zbulimi i të dhënave Tuaja personale

Varësisht prej llojit të procesit brenda të cilit përpunojmë të dhënat tuaja personale, disa të dhëna mund të barten palëve të treta. Në këto raste subjektet e lëndës veprojnë si kryesi i përpunimit dhe përpunojnë të dhënat në pajtim me udhëzimet tona. Këto palë sipas kontratës janë të obliguar të ruajnë të gjitha të dhënat personale të cilat i marrin prej neve dhe iu është ndaluar përdorimi i tyre kundër udhëzimeve tona. 

Këto palë të treta mund të bëjnë me:
• Shoqëritë brenda Grupit së cilës Orbico i përket;
• Ofertuesi i shërbimeve palëve të treta të cilët përpunojnë të dhënat e Juaja personale në emër të Orbico dhe të cilët janë të obliguar të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave të Juaja personale. (p.sh. ofertuesit e mbështetjes TI, ofertuesit e mbështetjes logjistike etj.);
• Organet e pushtetit publik, agjencitë rregullator me qëllim të harmonizimit me legjislacionin të zbatueshëm;
• Këshilltarë profesional – personat të cilët na ofrojnë shërbimet e caktuara këshilluese mund të kenë qasje të dhënave të Juaja personale nëse është e nevojshme për dhënien e shërbimeve në fjalë.

Të dhënat e Juaja personale përpunohen edhe barten brenda territorit të Bashkësisë Evropiane.

Nëse të dhënat personale barten në shtetet tjera jashtë Bashkësisë Evropiane (vendet e treta) Orbico mbështetet në klauzolat Standarde të kontratës, respektivisht Vendimin zbatues të komisionit (EU) 2021/914 prej 4. qershorit 2021. mbi klauzolat standarde të kontratës për bartjen e të dhënave personale në vendet e treta në pajtim me Rregulloren (EU) 2016/679 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

Bartja e të dhënave është e bazuar në mekanizmin të përmendur më parë të paraparë me artikullin 46. GDPR-në situatat kur Komisioni Evropian nuk ka lëshuar Vendimin mbi përshtatshmërinë për vendin e tretë në të cilën barten të dhënat personale.

4. Periudha e ruajtjes së të dhënave tuaja personale

Periudha e ruajtjes të dhënave Tuaja personale në radhë të parë varet nga qëllimi i mbledhjes të dhënave, respektivisht arsyes e përpunimit të dhënave Tuaja personale. Në këtë kuptim të dhënat tuaja nuk do ti ruajmë më gjatë se sa është e nevojshme për plotësimin e qëllimit për të cilin janë mbledhur. 
Nëse përpunimi bazohet në lejen, atëherë të dhënat tuaja personale i ruajmë gjatë periudhës për të cilën keni dhënë lejen ose derisa nuk e tërhiqni lejen. 
Nëse përpunimi bazohet në interesin tonë legjitim, të dhënat tuaja personale i mbajmë derisa ekziston interesi ynë legjitim.

Nëse përpunimi bazohet në obligimin tonë ligjor, të dhënat tuaja personale i mbajmë derisa këtë e kërkon ligji i cili është bazë për këtë lloj të përpunimit.

5. Të drejtat e Juaja

Të gjitha të drejtat lidhur me të dhënat personale mund të realizoni ashtu që na kontaktoni nëpërmjet privacy.orbicoal@orbico.com. Mund të përdorni formularin tonë për kontaktim në mënyrë që të realizoni të drejtën tuaj në dispozicion në faqen ton.  Keni parasysh që të drejtat tuaja mund të realizoni vetëm në lidhje me të dhënat tuaja personale.

Në pikëpamjen e të dhënave Tuaja personale keni këto të drejtat:

Qasjen në të dhënat tuaja personale
Keni drejt të kërkoni nga ne vërtetimin a i përpunojmë të dhënat tuaja personale, si edhe qasjen në të dhënat tuaja personale të cilat i përpunojmë.

Përmirësimin e të dhënave personale
Keni drejt prej neve të kërkoni përmirësimin e të dhënave jo të sakta personale, si edhe të drejtën për plotësimin e të dhënave tuaja personale.

Të drejtën për tërheqjen e lejes
Keni drejt në çdo çast të tërhiqni lejen tuaj për përpunimin e të dhënave personale më tutje.  Tërhiqja e lejes nuk ndikon në përpunimin i cili zbatohet në bazë të lejes para tërheqjes.

Fshirjen e të dhënave personale (të drejtën për harresë)
Nëse tërhiqni lejen për përpunimin e të dhënave tuja personale ose me përfundimin e bazës juridike për përpunimin e të dhënave tuaja personale ose rasteve tjera të parapara me Rregulloren e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave, keni drejt prej neve të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale.

Bartja e të dhënave personale
Nëse përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazë të lejes tuaj ose në bazë të kontratës tonë,  keni drejt prej neve të kërkoni bartjen e të dhënave tuaja personale në mënyrë të caktuar.

Ankesa në përpunimin e të dhënave personale
Nëse të dhënat tuaja personale i përpunojmë me qëllim të marketingut të drejtpërdrejt ose në bazë të interesit tonë legjitim, keni drejt të kundërshtoni përpunimin e mëtutjeshëm të dhënave tuaja personale.

Kufizimi i përpunimit
Nëse kundërshtoni saktësinë e të dhënave tuaja personale ose situatave tjera të parapara me Rregulloren e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave, keni drejt të kërkoni prej neve të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale derisa kjo situatë nuk zgjidhet.

E drejta e dërgimit të ankesës trupit mbikëqyrës 
Në çdo çast keni drejt të ankoheni trupit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tuaj (https://edpb.europa.eu/about-edpb/about-edpb/members_en) në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.

Të drejtat tuaja i realizoni pa shpenzime. Megjithatë,  nëse shpesh ose tepër (për shembull, kërkoni të gjitha të dhënat tuaja personale në formë të shkruar) kërkoni qasje ose bartjen e të dhënave tuaja personale, kemi drejt të kërkojmë të paguani shpenzimet tona para ndërmarrjes të veprimit të tillë.

6. Siguria e të dhënave

Gjithashtu ju njoftojmë se Orbico përdorë një shtrirje të gjerë të masave të sigurisë në mënyrë që të siguroj konfidencialitetin dhe integritetin e të dhënave tuaja personale.

Megjithatë,  duke marr parasysh natyrën e internetit, dëshirojmë të ju tërheqim vëmendjen se mund të ekzistojnë lëshimet në sigurinë gjatë bartjes së të dhënave nëpërmjet të internetit (p.sh. komunikimi nëpërmjet e-mailit) si dhe që mbrojtja e plotë e të dhënave nga qasjet nga jashtë prej personave të tretë nuk është e mundur. Megjithatë,  si e kemi theksuar, Orbico jep vëmendjen e madhe mbrojtjes së të dhënave personale tuaja dhe në këtë kuptim, duke marr parasysh natyrën e përshkruar të kësaj media, ka organizuar dhe zbaton masat domethënëse teknike dhe të sigurisë.

7. Ndryshimet e Lajmërimeve

Përmbajmë të drejtën e ndryshimit të këtij lajmi në cilën do kohë. 
 

Orbico Grup


Aktualisht jemi prezent në 20 shtete të ndryshme dhe rajone, duke i ofruar bashkëpunëtorëve tanë shërbime të distribucionit dhe logjistikës.

Nëse dëshironi të vizitoni website-in e shoqërisë Orbico në vendin tuaj, ju lutem përzgjidhni linkun nga lista e ofruar.