Burimet Njerëzore


Njerëzit janë vlera jonë më e çmuar

Burimet Njerëzore


Punonjësit e angazhuar dhe kompetentë janë përbërësit magjik kryesor në çdo shoqëri të sukseshme. Punonjës me një nivel të lartë energjie, të cilët janë pro – aktive dhe të fokusuar, të cilët marrin përsipër përgjegjësi dhe promovojnë ndryshimet për një kontribut më të lartë në zhvillimin e shoqërisë dhe lëvizjen e saj përpara. Kjo është arsyeja përse ne në Orbico, i kushtojmë rëndësi të veçantë përzgjedhjes profesionale të kolegëve të rinj sikundër edukimit dhe zhvillimit të punonjësve aktual.

Për ne është e rëndësishme që punonjësit tanë të veprojnë me entuziazëm, të kenë iniciativë dhe proaktivitet, që të jenë të përgjegjshëm dhe kuriozë dhe që të kenë integritet dhe ndershmëri. Në kërkim të zgjidhjeve të reja, të përmirësuara dhe innovative të biznesit ne promovojmë komunikimin e hapur. Idetë e mira, me vlera biznesin vlerësohen dhe punonjësit me arritje të shkëlqyera kanë mundësinë të promovohen dhe të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht.  Kudo ku ekziston mundësia ne paguajmë për performance të mire ndaj dhe punonjësit me performance më të mire kanë mundësinë të shpërblehen më shumë. Disa nga pikat e forta dhe avantazhe të Orbico’s janë puna në grup dhe marrëdhëniet e forta me njerëz që të mbështesin. 

Në ditët e sotme biznesi i Orbico shtrihet nga Baltik-u deri ne detin e Zi dhe kjo ofron mundësi të pafundme të zhvillimit të karrierës për profesionistë të arsimuar me arritje të jashtëzakonshme në biznes. Për ne është shumë e rëndësishme që punonjësit tanë të përqëndrojnë aftësitë dhe energjitë e tyre në përputhje me qëllimet dhe strategjitë e biznesit, që ata të kujdesen për punën që kryejnë dhe që ta ndjejnë qëllimin dhe kuptimin.

KARRIERA


Është me rëndësi të madhe që qëllimet tuaja të jenë në përputhje me qëllimet e shoqërisë. Qëllimi ynë i përbashkët është që të njohim më mirë njëri – tjetrin. Duke pasur në mendje këtë qëllim, ne kemi pregatitur një pyetësor, që është baza e interistës sonë personale me ju. Referencat personale tuajat janë të mirëpritura dhe konfidencialiteti i të dhënave tuaja është i garantuar. Jeni të ftuar të plotësoni pyetësorin dhe të shfaqni interesin tuaj për të punuar në Orbico përmes faqeve të web-it të rajoneve.

Në Orbico, ekziston mundësia e praktikes së punës për studentë / nxënës pas një intervistë me kandidatët të cilët shprehin dëshirën e tyre për këtë, duke u bazuar në vlerësimin e aftësive dhe ambicieve të tyre.

Orbico Grup


Aktualisht jemi prezent në 20 shtete të ndryshme dhe rajone, duke i ofruar bashkëpunëtorëve tanë shërbime të distribucionit dhe logjistikës.

Nëse dëshironi të vizitoni website-in e shoqërisë Orbico në vendin tuaj, ju lutem përzgjidhni linkun nga lista e ofruar.